Kosova po vazhdon të qëndrojë e fortë në xhudon botërore, e kjo falë Distria Krasniqit.

Xhudistja kosovare po e zëvendëson për mrekulli ish kampionen olimpike Majlinda Kelmendin.

Marketing

Distria tashmë ka bërë hapa tejet të mëdhenj në ngritjen e saj dhe të Kosovës në ranglistën botërore, ku me vetëm dy gara të zhvilluara, ka arritur të ngjitet në vendin e 14-të të ranglistës botërore të xhudos në kategorinë deri në 52 kilogramë, transmeton albora.ch.

Distria para dhjetë ditësh e kishte fituar medaljen e artë në Grand Prix të mbajtur në Portugali, me ç’rast ajo u ngjit në pozitën e 22-të. Para asaj gare ishte e 38-ta në botë.

Ndërsa, pas medaljes së argjendtë të fituar të shtunën në Grand Slam të Parisit, Distria ka përparuar edhe për tetë pozita./albora.ch/

Marketing