Shqiptari nga Struga Ulber Ferati rrëfeu historinë e jetës së tij në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Ai tregoi se i është dashur të largohet nga trojet shqiptare kur ishte në një moshë të re. Me shumë peripeci dhe sfida qëndroi në New Jersey por vendosi të shpërngulej përfundimisht në Alaskë, atje ku vendosi të hapë një shkollë shqipe për të gjithë komunitetin shqiptar që ndodhej në Alaskë.

Megjithëse nuk është më funksionale, shkolla e hapur para viteve ’90 ishte një ndihmë për ata që donin të mësonin shqipen.

Marketing

Ai rrëfeu se ishin më shumë se 30 nxënës, dhe se me të gjithë familjen iu përkushtuan shkolles.

“Kemi jetuar në një shoqëri ku jemi diskriminuar, nuk kishim as libra. Kur erdha këtu e kisha ndjesi dhe më vinte keq që të lija fëmijët pa mësuar gjuhën shqipe.“, tregoi ai.

Tanimë, ai është i angazhuar në biznesin e tij, një restorant shumë i famshëm në Alaskë./albora.ch/

Marketing