Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka njoftuar se i është hakuar profili i tij në Twitter.

Marketing

Në profilin e francezit në Twitter u bë një postim në lidhje me kriptovalutat, teksa tregonte se ka investuar aty.

“E bëra investimin e parë në kriptovaluta sot. Momentalisht kam nxjerrë në shitje 50 fanellat e mija që i kam nënshkruar personalisht. Kushton 500 euro copa. Kushti i vetëm është që pagesa të bëhet me kriptovaluta. Të interesuarit mund të dërgojnë mesazh te asistenti im”, thuhej në postimin e Twitterit.

Ndërkohë, Dembele ka reaguar tani në profilin e tij në Instagram, ku ka treguar se llogaria e tij në Twitter është hakuar.

“Llogaria ime e Twitterit është hakuar. Ky mesazh dhe kjo kampanjë është e rreme. Ju lutem raportojeni postimin dhe injoroni mesazhet e tilla dhe linkat apo llogaritë e përfshira. Faleminderit”, shkroi Dembele në Instagram.

Marketing