Policia e Lezhës ka bërë me dije se është finalizuar operacioni policor i koduar “Sergate”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, raportojnë mediat shqiptare.

Marketing

Kështu në pranga ka rënë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me shtatë vite burgim, për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i  lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Bëhet fjalë për, Bledar Delia (Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /albora.ch/

Marketing