Një lloj i ri i virusit SarsCoV2 që kombinon variantet Delta dhe Omicron i quajtur “Deltakron”, është identifikuar në Qipro.

Marketing

Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke cituar Leondios Kostrikis, profesorin e shkencave biologjike në Universitetin e Qipros, përcjellë albora.ch.

Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 prej këtyre rasteve dhe analizat statistikore tregojnë se ato janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital prej Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital, transmeton tutje albora.ch.

Do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më ngjitës se Delta dhe Omicron, tha studiuesi duke theksuar se sipas tij, mund të zëvendësohet edhe nga varianti shumë ngjitës Omicron./albora.ch/

Marketing