Në mëngjesin e sotëm të Kypselit në Greqi, ka ndodhur një mobilizim i madh i policisë greke ku raportohet se një burrë ka dalë nga banesa e tij, në rrugën e Efesit dhe ka nisur të qëllojë me armë, shkruan avecnews.gr, përcjellë albora.ch.

Marketing

Sipas raportimeve të mediave greke bëhet fjalë për një person me origjinë shqiptare. Personi në fjalë ndodhet aktualisht i “ngujuar” në apartamentin e tij.

Nuk dihet nëse në shtëpi ka pasur edhe një person tjetër, derisa forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku edhe një negociator u mundua që ta bindë që të dorëzohet, transmeton tutje albora.ch.

Autori u arrestua pas një operacioni policor dhe u dërgua në GADA./albora.ch/

Marketing