Skuadra nga Maranello ka vendosur të nxjerrë në ankand një tjetër makinë unike të koleksionit të saj. Bëhet fjalë për një nga makinat më të dashura të tifozëve, atë F1-2000, makina me të cilën Michael Schumacherfitoi titullin e parë kampion me Ferrari.

Marketing

Makina do të nxirret në ankand nga kompania RM Sotheby’s në Hong Kong dhe parashikohet që çmimi i saj të shkojë deri në 9 milionë euro. Një shumë më e ulët se ajo që u arkëtua për makinën tjetër Ferrari të ish-pilotit gjerman F2003-GA, që u shit 14.5 milionë euro.

Makina që do të dalë së shpejti në ankand ka një telajo 198, që u përdor nga Michael Schumacher për të fituar garën e Brazilit. Në atë garë, ai u nis nga vendi i tretë, por në fund fitoi pas tërheqjes së Mika Hakinen dhe skualifikimit të David Kulthard.

Më pas, ajo telajo u përdor edhe në garën e Spanjës dhe në Montekarlo, ku në të dyja rastet siguroi “pole position”. Kjo ishte makina që nisi një cikël fitues te Ferrari, me 5 tituj kampionë radhazi. 

Marketing