Një femër në Deçan është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Marketing

Vënia e saj nën pranga është bërë nën dyshimin për dhunë në familje. Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj, ku ka thënë se vajza e saj në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj, babait dhe vëllait të saj.

Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./albora.ch/

Marketing