Shteti i Danimarkës ka propozuar ndalimin e shitjes së cigareve dhe produkteve të nikotinës për çdo person të lindur pas vitit 2010.

Marketing

Synimi është parandalimi i gjeneratës së ardhshme daneze që të prekin çdo formë duhani, ka thënë në një konferencë për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

“Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të ndalojmë shitjet për këtë gjeneratë, duke rritur gradualisht moshën që lejohet të blejë”, tha Heunicke, transmeton albora.ch.

Aktualisht shtetasve danezë nën moshën 18-vjeç u ndalohet blerja e duhanit ose pirja e cigareve elektronike.

Megjithatë raportohet se rreth 31 për qind e njerëzve të moshës 15-29 vjeç ende pinë duhan, tha Heunicke.

Ministri i Shëndetësisë shtoi se duhani është shkaku kryesor i kancerit në vendin nordik, duke shkaktuar 13,600 vdekje në vit./albora.ch/

Marketing