Si rezident i huaj në Zvicër gjetja e një pune nuk është e lehtë. Shteti zviceran ka një nga tregjet më të mira të punës në Evropë, me paga të larta dhe një shumëllojshmëri të gjerë opsionesh

E gjithashtu ka një sistem kuotash për fuqinë punëtore të huaj, që do të thotë se ka një kufi vjetor në numrin e lejeve të lëshuara për punëtorët e huaj në vit, shkruan The local.

Marketing

Zyra për Ekonominë dhe Punën për kantonin e Cyrihut thotë se ata kanë lëshuar 5317 leje pune në total për shtetasit e vendeve të treta në vitin 2021.

Në vitin 2022, kantoni i Cyrihut ka 393 leje qëndrimi të shkurtër L dhe 246 leje qëndrimi B për punëtorët e vendeve të treta në rezervën e tij. Krahasuar me kantonet e tjera, Cyrihu ka më shumë leje në dispozicion, transmeton albora.ch.

Megjithatë, në përgjithësi, sektori më i punësueshëm është ende shëndetësia me numrin më të madh të të punësuarve me 55,200.

Rolet më të kërkuara ishin: specialistë IT, inxhinierë, profesionistë të shitjeve B2B dhe administratorë biznesi, arsimi dhe shërbimet financiare.

Pastaj ka shumë portale pune në gjuhën angleze në dispozicion si jobsinzurich.com, LinkedIn dhe platforma e punës e The Local.

Dhe nëse përfundimisht e gjeni veten përballë një intervistuesi, synoni të jeni modest dhe të vërtetë, shumica e zviceranëve nuk e pëlqejnë mburrjen dhe mbivlerësimin./albora.ch/

Lexo edhe:

Danimarka do të ndaloj shitjen e cigareve për personat e lindur pas këtij viti
Marketing