Angazhimi i vazhdueshëm dhe roli udhëheqës i Zvicrës në sektorin e ujërave ka kontribuar që 92% e popullsisë së Kosovës të kenë tashmë qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Zvicrës në Kosovë përmes një postimi në rrjete sociale.

Sipas Ambasadës, mbështetja e Zvicrës u ka mundësuar mbi 600.000 qytetarëve të Kosovës që banojnë në zonat rurale, ose një të tretës së popullsisë së Kosovës, të kenë qasje në ujë të pijshëm, të sigurt dhe të pastër, transmeton albora.ch.

Marketing

“Programi Mbështetës për Ujërat dhe Sanitacionin në Zonat Rurale, që përfaqëson një investim prej 60 milionë eurosh nga institucionet e Zvicrës dhe Kosovës gjatë 17 vjetëve, është duke përfunduar. Megjithatë, Zvicra mbetet e përkushtuar për përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore të Kosovës. Mbështetja e ardhshme zvicerane do të sjellë përfitime të mëtejshme për popullin e Kosovës, duke kontribuar gjithashtu në mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në komunikatë.

Më 15 mars, Zvicra dhe partnerët e saj zbatues, Dorsch, CDI dhe SKAT, së bashku me institucionet përgjegjëse të Kosovës dhe ekspertët, vlerësuan arritjet e realizuara gjatë 17 viteve të fundit dhe diskutuan rreth sfidave të ardhshme ndaj sigurimit të menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave dhe ofrimin e shërbimeve të sanitacionit në mbarë Kosovën.

Përgjatë viteve, Programi ka mbështetur institucionet e sektorit të ujërave dhe ka ndërtuar kapacitete për menaxhim adekuat të ujësjellësve dhe për ofrim të shërbimeve publike me cilësi të lartë. Reformat e sektorit të ujërave do të mbeten prioritet i rëndësishëm për Zvicrën në Kosovë. Mbështetja aktuale dhe e ardhshme e Zvicrës do të fokusohet në menaxhimin e burimeve ujore nga autoritetet përkatëse. Ajo do të mbështetet edhe në punën e mëparshme që ka synuar rritjen e reziliencës ndaj ndryshimeve klimatike”, thotë Ambasada Zvicerane./albora.ch/


LEXO EDHE:

Danimarka do të ndaloj shitjen e cigareve për personat e lindur pas këtij viti
Marketing