Aplikacioni i Elon Musk, Starlink, që u mundëson përdoruesve të aksesojnë shërbimin e internetit satelitor të SpaceX me të njëjtin emër, momentalisht është aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë, sipas të dhënave nga Wall Street Journal.

Marketing

Aplikacioni është shkarkuar gati 100,000 herë në Ukrainë sipas Sensor Tower, me shkarkime globale të trefishuara në dy javët e fundit, transmeton albora.ch.

Starlink u bë i disponueshëm në Ukrainë disa ditë pasi Rusia pushtoi vendin, kur ministri i transformimit dixhital të vendit, Mykhailo Fedorov, iu lut Musk-ut përmes Twitter-it që t’i siguronte Ukrainës terminalet që mundësojnë shërbimin një kërkesë që Musk e kreu shpejt.

Ndërprerjet e internetit kanë qenë një problem në rritje në Ukrainë që kur Rusia filloi pushtimin e saj tre javë më parë. Ministria britanike e Mbrojtjes paralajmëroi javën e kaluar se Rusia “ndoshta” po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës, por qasja në internet mund të mbyllet gjithashtu për shkak të dëmtimit kolateral të infrastrukturës nga sulmet ruse.

Kujtojmë se Musk e sfidoi presidentin rus Vladimir Putin për “të luftuar vetëm” përmes Twitter të hënën. Në një përgjigje të postuar në Twitter, Dmitry Rogozin, drejtor i përgjithshëm i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, e quajti Musk një njeri “të dobët” dhe një “djall të vogël” në rusisht./albora.ch/

Marketing