Organizatat daneze të ndihmës kanë mbledhur 750 milionë krona daneze për ndihmë humanitare në Ukrainë deri më tani, shuma më e madhe e donacionit që kanë ardhur nga një koncert për mbledhjen e fondeve.

Marketing

Kryqi i Kuq në Danimarkë thotë se ka mbledhur 350 milionë krona në 14 ditë, transmeton albora, shkruan thelocal.

“Asnjëherë në Kryqin e Kuq nuk kemi mbledhur një sasi kaq të madhe në asnjë organizim. Është historike dhe guxoj të them se është një rekord danez”, tha menaxheri i mbledhjes së fondeve të Kryqit të Kuq Morten Jorgensen. 

Të shtunën mbrëma, një koncert special mbështetës i quajtur “Sammen për Ukrainën” (Së bashku për Ukrainën) u mbajt në Radhuspladsen në Kopenhagë.

Deri më tani, koncerti ka mbledhur mbi 165 milionë krona, që është shtesë e 750 milionë kronave të mbledhura tashmë nga organizatat daneze të ndihmës. Paratë nga koncerti do të shpërndahen midis 18 organizatave të ndihmës për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, 1,085 ukrainas kanë kërkuar azil në Danimarkë, sipas Shërbimit Danez të Imigracionit. Kjo shifër është regjistruar deri më 10 mars dhe pritet të rritet. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing