Franca, të hënë, lirohet nga thuajse të gjithë “përgjegjësitë” e COVID-19.

Marketing

Ky është ndryshimi më i madh i rregullave të lidhura me Covid në Francë që nga përfundimi i mbylljes. Dëshmia për vaksinim është pezulluar dhe rregulli për mbajtjën e maskës është hequr pothuajse në të gjitha zonat e brendshme nga e hëna, 14 marsi, shkruan albora.ch.

Dëshmia e vaksinës – Leja ka qenë në fuqi në forma të ndryshme që nga vera e vitit 2021, por jo më, shkruan thelocal.

Baret, kafenetë, restorantet, ashensorët e skive, vendet turistike, palestrat, qendrat e kohës së lirë, stadiumet sportive, kinematë, teatrot, klubet e natës, koncertet, ngjarjet e mëdha dhe trenat në distanca të gjata – asnjëra prej tyre nuk kërkon asnjë lloj leje që nga sot.

Vetëm shtëpitë e të moshuarve, spitalet dhe qendrat mjekësore do të ruajnë përdorimin e dëshmisë së vaksinës – që do të thotë se personat e pavaksinuar duhet ta kenë një test negativ për Covid. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing