Dobësimi i mutacioneve të covid-19 i bën ekspertët e shëndetit të mendojnë se koronavirusi po e humbet fuqinë dhe shumë shpejt mund të ketë sjelljen e gripit sezonal.

Pavarësisht kësaj mjekët bëjnë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave pasi pandemia ende nuk ka përfunduar.

Varianti “Omicron”, i covid-19, mund të jetë lajmëtar se pandemia është drejt fundit të saj.Ndër mutacionet, gjatë dy viteve, ky rezulton të jetë më pak i rrezikshmi.

Mjekët thonë se simptomat që shkakton janë të lehta madje dhe koha e shërimit është më e shpejtë.Por pavarësisht se “Omicron” nuk konsiderohet i rrezikshëm mjekët bëjnë thirrje për kryerjen e vaksinës.

Dominimi i variantit të ri, që përcillet shumë më shpejt nga një person te tjetri, ka sjellë një rritje shqetësuese të infektimeve.Vetëm në dy javët e para janë prekur mbi 20 mijë persona ndërsa 48 të tjerë kanë humbur jetën./albora.ch/

Marketing
Marketing