Mërgimtarët të cilët po kthehen nga pushimet në Kosovë për në vendet ku jetojnë, sërish po përballen me pritje të gjata, veçanërisht në Hungari.

Marketing

Një nga ta ka dërguar një video për media vendore, ku shihet se mërgimtarët po presin me orë të tëra, dhe sipas tij në shenjë pakënaqësie, disa prej tyre e kanë bllokuar edhe kufirin për shkak të pritjeve të mëdha.

Fundjavën e kaluar është raportuar për pritje deri mbi 20 orë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë./albora.ch/

Marketing