Robert Lewandowski tashmë është autor i hat-trickut më të shpejtë në histori të Ligës së Kampionëve, nëse llogaria bëhet prej fillimit të ndeshjes.

Marketing

Sipas UEFA-s, tregolëshin më të hershëm deri më tani e kishte shënuar Marco Simone, në ndeshjen Milan – Rosenborg, në vitin 1996. Ai tre golat i kishte shënuar deri në minutën e 24-t, shkruan 20min. Ndërkohë Lewa të martën mbrëma në ndeshjen mes Bayernit dhe Salzburgut, ka shënuar tre gola deri në minutën e 23-të.

Sulmuesi polak tashmë i ka 85 gola në Champions. Këtë shifër e ka arritur në 104 ndeshje. Lionel Messit i janë dashur 107 ndeshje për 85 gola në Champions, ndërsa Cristiano Ronaldos i janë dashur 121 ndeshje.

Lewandowski këtë edicion i ka shënuar 12 gola në garën elitare evropiane. /albora.ch/

Marketing