Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë evidentuar katër kompani të derivateve të naftës se nuk kanë cilësi të duhur. Kësisoj, u është revokuar leja, raporton Ekonomia Online.

Marketing

Në një konferencë për medie, ministrja Rozeta Hajdari dhe drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu, thanë se kjo është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana.

Ministrja Hajdari, tha se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.

“Ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final. Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.

Më tej, ministrja Hajdari theksoi se Dogana ka pezulluar dhe nuk ja ka vazhduar autorizimet katër subjekteve.

“Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicenuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara”, ka thënë ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se ndër vite ka pasuar vështirësi të mbikëqyrjes së problemit.

“Dogana e Kosovës bazuar në licencat që ministria ka lëshuar nder vite me autorizime që kanë mundësuar që dy kompentë të vajrave të rëndë të përzihen me një proces i cili mundëson që të ulë përqindjen e sulfurit në normat e lejuara. Ndër vite ka pasuar vështirësi të mbikëqyrjes së problemit. Nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë veprim i cili e adreson këtë rrezik, përveç çështjes në të hyra ka pasur rrezik edhe në cilësinë e derivateve në tregun e brendshëm”, tha Llugaliu

“Kodi doganor ka mundësuar qe për subjektet që krijojnë vlera për ekonomi, fa lejoj në procedurë të pezullimit të taksave të prodhohen produkte sikur këto me kush që është në interes ekonomik të vendit. Në  kontrollin që e kemi bërë te këto 4 subjekte e kemi pasur që nuk ka pasur interes ekonomik vendi”, tha ai.

Marketing