“E kam mamin me kancer, dua të divorcohem dhe jam në hall”, kështu e mashtroi Denada Çezmja, 30-vjeçarin me të cilin nisi një lidhje për t’i zhvatur 30 mijë euro.

Marketing

Çezmja i kërkonte shumë të mëdha parash të riut me iniciale E. S., duke përdorur justifikime të ndryshme, madje i tha se e ëma vuante nga një sëmundje e rëndë.

Pasi arriti t’i marrë një shifër të konsiderueshme prej 30 mijë eurosh, ajo “u zhduk” duke humbur çdo gjurmë dhe i fiku telefonin të riut.

Ky i fundit i preu disa herë rrugën Denada Çezmës, duke i kërkuar t’i kthente eurot, por ajo s’ka pranuar.

Madje mësohet se i ka kërkuar ndihmë mikut të saj Sulltan (Marku) Piraçi duke i thënë se 30-vjeçari e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të.

Sipas gazetares, Klodiana Lala, nga ana tjetër Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçeku dhe të dy së bashku kanë marrë peng të riun.

Pasi e kanë çuar në një banesë, dajë e nip e kanë dhunuar dhe kërcënuar të riun.

Madje ata e kishin zhveshur në sy të Denada Çezmës dhe i kishin veshur të riut rroba grash.

Sipas grupit hetimor, skena ishte filmuar nga vajza, për të shantazhuar që i riu të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro.

Por pavarësisht këtyre presioneve edhe dhunës, pasi është liruar nga pengmarrësit, djali i ka denoncuar në polici dhe ku edhe ka rrëfyer ngjarjen.

Ndërkohë në pranga kanë rënë Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezmja, ndërsa në kërkim është shpallur Sulltan (Marku) Piraçi, ndërkohë gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Heqje të paligjshme të lirisë’.

Marketing