Ditëve të fundit, në veri të Kosovës situata nuk është aq e qetë, janë raportuar katër raste të djegies së makinave të pronarëve serbë, të cilët i kanë regjistruar ato në targa RKS.

Marketing

Më pastaj, për të nxitur edhe më tej situatën, kanë dhënë dorëheqje zyrtarë policorë, gjyqtarë e prokurorë serb që kanë punuar në institucionet e Kosovës.

Po ashtu, dorëheqje kanë dhënë edhe 10 deputetët e Listës serbe, si dhe janë dorëhequr edhe  kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok

E gjithë kjo, ndodhi në shenjë revolte për mos tërheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimin e qeverisë për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve të sigurisë, Dirzan Shala, në një prononcim për Albora.ch e ka shpjeguar se çfarë ka sjellë deri në situatën e fundit në veri, si dhe ka folur për dorëheqjet  zyrtarëve të institucioneve në Mitrovicën e veriut.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala: Shteti duhet të krijojë mekanizëm të ri  të sigurisë - Bota Sot
Dirzan Shala

“Po kjo është ajo që në thelb duhet të nënkuptohet që zhvillimet para ditëve të fundit në procesin e dialogut prodhuan një situatë të tillë.

Ku si pasojë pozitive të këtij procesi dhe draft propozimi Franko/German  të cilën Kosova e pranojë jo zyrtarisht dhe që hapi rrugën që në diplomacinë mbrapa perdeve t`i bëhet presion Serbisë për një pranim të këtij propozimi.

Zyrtaret të vetëdorhequr nga institucionet e sigurisë , gjyqësisë dhe komunal e qendror të qeveris në vetvete ka prodhuar situatën e asaj tani me publike për faktorin ndërkombëtar që mbrapa çdo zhvillimi politik /sigurisë qëndron Beogradi zyrtar”, ka thënë Shala.

Po ashtu, ai ka treguar se sa kanë afat këta zyrtarë të kthehen në vendin e tyre të punës.

“Proceduralisht zyrtaret e policisë kanë të drejtën e asaj që brenda afatit 30 ditor nga dita e dorëzimit për dorëheqje ta rividojnë kërkesën dhe të mund të rikthehen me një dënim të vogël procedural administrativ.

Ndërsa për nivelin tjetër gjyqësor dhe komunal e ati qeveritar hapësira për veprim e rikthimit nuk mund t’ju garantohet”, ka deklaruar Shala.

Po ashtu, eksperti i sigurisë shprehet se Qeveria e Kosovës nuk duhet të dorëhiqet nga vendimi për targat.

“Unë mendoj që qeveria e Kosovës nuk do të dorëhiqet nga vendimi i saj për targa dhe vazhdimit të fazës së dytë që fillon me 21 nëntor , serbet të instrumentalizuar nga Beogradi dhe politikes se saj kanë ra pre e provokimeve të interesave të tyre duke shkaktuar tensione në aspektin e sigurisë në veri të vendit”, ka deklaruar ai.

Më tej, Shala ka treguar se çfarë shpresojnë grupet kriminale në veri të vendit.

“Tensionet serbe ( grupet kriminale atje ) shpresojnë që qeveria mos të zbatoje fazën e dytë të vendimit dhe kështu të arrin përmasë sabotimit dhe shantazhit interesat e tyre që janë në dëme të interesave të Republikës se Kosovës ti arrin “, ka cekur ai.

Në fund, Shala ka theksuar se Kosova është duke u menaxhuar mirë me rimodelim të personelit nga stacioneve dhe njësive të rendit.

“Kosova ka paraparë tani edhe një situatë të tillë e cila është duke u menaxhuar mirë me rimodelim të personelit nga stacioneve dhe njësive të rendit që duhet të zbatojnë punët e përditshme policore në atë vend”, ka thënë Shala për Albora.ch.

Në anën tjetër, Serbia dhe presidenti i këtij shteti, Aleksandër Vuçiç kanë kërcënuar  me destabilizim të veriut të Kosovës, të paktën kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

May be an image of 1 person, standing and text that says 'QEVERIA VLAD OVERNMENT'
Albin Kurti

“Për shkak të refuzimit që ia kanë bërë Parisit dhe Berlinit, dhe për këtë po i përdorin ata [serbët në veri] që ende vazhdojnë t’i dëgjojnë, pra pjesëtarë të strukturave ilegale. Serbia është e interesuar për ta sabotuar dialogun dhe çfarëdo marrëveshje”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media.

Po ashtu, Kurti foli edhe për planin franko-gjerman.

“Beogradi e ka refuzuar planin franko-gjerman dhe tash po bën drama për ta maskuar refuzimin”, ka theksuar Kurti.

Kurse, gjatë ditës të mërkurës është publikuar nga Euractiv, siç pretendon kjo e fundit, plani franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Plani franko-gjerman

Çka thonë nenet e këtij propozimi?

Neni 1

Kosova dhe Serbia duhet të zhvillojnë marrëdhënie normale e të mira fqinjësore me njëra tjetrën bazuar në të drejta të barabarta.

Neni 2

Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre të përbashkëta për anëtarësim në BE.

Neni 3

Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet asaj kohe ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen e kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit.

Neni 4

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj.

Neni 5

Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.

Neni 6

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.

Neni 7

Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të këtij Traktati dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit, mbrojtjes dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar.

Neni 8

Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Kosova dhe Serbia pajtohen që ky Traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.

Ndërkaq, gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 9 nëntor, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka drejtuar gishtin kah presidenti i Serbisë.

May be an image of 1 person and standing
Albulena Haxhiu

Po ashtu, Haxhiu është shprehur se personat që kanë dhënë dorëheqje nuk mund të kthen sërish.

“Mendimi ynë është që personat që dorëhiqen nuk mund të kthehen sërish në sistem, për faktin se është goditje për sistemin e drejtësisë, për Republikën e Kosovës, që një gjyqtar dhe një prokuror, të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që i bëhen nga [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiqi”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tej, ministrja ka theksuar se duhet hapen konkurset për punësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.

“Thjeshtë, nuk mund të them se kjo është diçka e paprecedent, sepse ka pasur bojkot edhe kur është vendosur vendimi për tarifat, por po ashtu sa i përket vendimit të ndalimit të mbajtjes së zgjedhjeve apo referendumit në Kosovë. Për fat të keq po i vuajmë pasojat e vendimeve të qeverive të kaluara. Nëse sot një gjyqtar shqiptar dorëhiqet, natyrisht se ai nuk mund të kthehet më në sistem. Por, dorëheqjet duhet të pranohen dhe po ashtu të hapen konkurset për punësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj”, ka thënë ajo.

Marketing