Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të mërkurën para gazetarëve ka kërkuar nga qeveria Kurti që të mos vijojë me gjobat ndaj qytetarëve në veri të Mitrovicës, për targat.

Marketing

“I kërkojmë qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat për qytetarët serbë në veri, që të zgjasë për dhjetë muaj afatin ri regjistrimin e makinave”.

Hovenier po ashtu kërkoi  nga Qeveria të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit.

“Qeveria të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”, u shpreh ai.

“Te dyja palët të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe të implementojnë marrëveshjet e Brukselit. Nuk është gjë e mirë që serbët janë larguar nga institucionet, kjo nuk i kontribuon zgjidhjes së krizës. Asociacioni prej vitit 2013 ka qenë në tavolinë”.

Marketing