“Ne jemi në prag të mbijetesës së luftës”, u tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deputetëve italianë teksa iu drejtua atyre përmes një video/lidhje.

Marketing

Ai gjithashtu ka folur me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar se Vatikani mund të luajë një rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës, shkruan BBC.

Kryebashkiaku i qytetit Boryspil pranë Kievit u ka thënë banorëve që të “largohen sa më shpejt nga qyteti” ndërsa lufta kundër forcave ruse po afrohet, transmeton albora.ch.

Më shumë se 15,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës, ka pohuar Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar se udhëheqësi rus Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për të përdorur armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.

Forcat ruse duket se janë “të bllokuara në vend”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, pasi forcat ukrainase “vazhdojnë të zmbrapsin” përpjekjet për të pushtuar qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing