Dalin informacione më shumë për atë që është thënë në parlamentin italian pas fjalimit të presidentit ukrainas Zelensky, shkruan BBC.

Marketing

Ukraina ka ofruar rezistencë “heroike” ndaj pushtimit rus, tha kryeministri italian Mario Draghi pas fjalimit të liderit ukrainas, transmeton albora.ch.

“Arroganca e qeverisë ruse është përplasur me dinjitetin e popullit ukrainas, i cili ka arritur të frenojë qëllimet ekspansioniste të Moskës dhe të imponojë një kosto të madhe për ushtrinë pushtuese”, tha ai në parlament.

Zelensky do t’i drejtohet asamblesë kombëtare franceze të mërkurën, pasi foli në Kongresin e SHBA javën e kaluar, si dhe në Bundestagun gjerman, parlamentin britanik, kanadez dhe izraelit, si dhe në Parlamentin Evropian. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing