Reperja amerikane fitoi një gjyq shumë milionë dollarësh për shpifje. Ajo fitoi një padi kundër një blogereje të njohur e cila e kishte cilësuar këngëtaren ndër të tjera si “prostitutë”.

Marketing

Gjykatësit i dhanë asaj 4 milionë dollar.

Vendasja e Nju Jorkut paditi YouTuber-in Tasha K në 2019 pasi ajo bëri “thashetheme dashakeqe” dhe pretendime “degraduese dhe ngacmuese” për Cardi B në rreth 20 video.

Ndër të tjera, Tasha K e kishte cilësuar këngëtaren si një “prostitutë” që kishte herpes dhe merrte kokainë. Ajo pohoi se fëmijët e 29 vjeçares do të lindnin me aftësi të kufizuara intelektuale.

Reperja Cardi B tani është shpërblyer me 2.75 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 1.3 milionë dollarë për tarifa ligjore. Sipas padisë, pretendimet e YouTuber-it i shkaktuan Cardi B “turp, poshtërim, ankth mendor dhe dhimbje emocionale”, për më tepër, reputacioni i saj u dëmtua.

E lindur në Bronx, Nju Jork, reperja Cardi B u bë e famshme me hitet si “Bodak Yellow”, “I Like It” dhe “Money”. /albora.ch/

Marketing