Marketing
Është arrestuar në Vjenë një kosovar, i cili dyshohet për 26 vjedhje.
Ai u arrestua pasi kishte provuar të shiste një telefon celular, të cilin e kishte vjedhur, raporton “Kleine Zeitung”.
Këto vjedhje ndodhën kryesisht në qarkun Leopoldstadt.
Në total ai dyshohet se ka bërë 26 vjedhje nëpër lokale të telefonave, floktari dhe lokale tjera. Vjedhjet i ka kryer nga gushti i vitit 2021 deri në mesin e tetorit të vitit 2021, derisa dëmet totale arrijnë numrin pesëshifror.
Kur është marrë në pyetje nga policia i dyshuari ka pranuar fajin. Ai është dërguar në paraburgim me urdhër të Prokurorisë së Vjenës. /albora.ch/
Marketing