Më në fund lajme të mira për sulmin e Chelsea dhe Kombëtares shqiptare.

Marketing

Pas 4 muajsh nga ai dëmtim i tmerrshëm në miqësoren ndaj Aston Villa, më 11 dhjetor të vitit të shkuar “bomberi” shqiptar, Armando Broja ka nisur stërvitjen individuale.

Lajmi është bërë publik nga vetë sulmuesi shqiptar, teksa me anë të një postimi në rrjetet sociale ka postuar një foto nga ku shfaqet në palestër e sipër foto ka vendosur mbishkrimin, “Rikuperimi”.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur “legjinoari”, 21-vjeçar do jetë gati për t’u rikthyer në fushën e blertë, por rinisja e stërvitjes është një lajm i mirë.

Marketing