Ylli i hitit “Toxic” i ndjekë gjithsej 46 persona në Instagram, përfshirë këtu të fejuarin Sam Asghari dhe mikeshën e saj të afërt, Paris Hilton, ajo duket se e ka larguar nga kjo listë motrën e saj të vogël, Jamie-Lynn Spears, ani pse kjo e fundit vazhdon ta ketë Britneyn në listën e ndjekësve. “Britney ndihet e braktisur dhe tradhtuar nga motra e saj Jamie-Lynn në betejën më të vështirë të jetës së saj.

Marketing

Për një kohë të gjatë ato kishin qenë mikesha të ngushta dhe shumë të afërta me njëra-tjetrën”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me këngëtaren për “E! News”. Kjo përçarje mes motrave Spears vjen si pasojë e debateve të shumta dhe betejës së ashpër ligjore të këngëtares së famshme me babanë e saj, rreth kujdestarisë ligjore e cila për 13 vjet ia pamundësoi Britneyt të ketë qasje në pasurinë e saj miliona dollarësh.

Pasi gjykata ia dha lirinë e plotë dhe kontrollin mbi marrjen e vendimeve të jetës së saj, ylli i hitit “Lucky” ka folur hapur rreth faktit se sa shumë lëndime i kanë shkaktuar familjarët. “Familja ime më turpëroi dhe më lëndoi thellë, kështu që marrja e jetës nën kontroll dhe reflektimi i arritjeve të mia të kaluara, më ka ndihmuar vërtetë shumë.

Marketing