Britania e Madhe pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë të martën, në përgjigje të vendimit të Moskës për të njohur dy republika separatiste në rajonin Donbas të Ukrainës.

Marketing

Burimet qeveritare thanë se Zyra e Jashtme dhe Commonëealth do të përdorin legjislacionin e ri për të vendosur kufizime ndaj njerëzve dhe organizatave të lidhura me shtetin rus, raporton BBC.

Ata thanë se ky pritej të ishte kësti i parë i sanksioneve që do të “rritej” nëse do të kishte ndonjë lëvizje të trupave ruse në territorin ukrainas.

Më herët, Sekretarja e Jashtme Liz Truss shkroi në Tëitter se “ne nuk do të lejojmë që shkelja e Rusisë të angazhimeve të saj ndërkombëtare të mbetet e pandëshkuar”.

“Nesër do të shpallim sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të shkeljes të ligjit ndërkombëtar dhe sulmit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, ka shkruar Liz Truss./albora.ch/

Marketing