Lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtari më i ri që i është bashkuar MLS-së. Ai u prezantua ditën e sotme te skuadra e Chicago Fire.

Marketing

30-vjeçari ka thënë edhe fjalët e para si lojtari më i ri skuadrës amerikane, ndërsa është shprehur se gjithmonë ka qenë një admirues i madh i MLS-së.

 “Faleminderit për të gjithë që keni ardhur. Është një eksperiencë e re për mua, pasi erdha në ShBA. Gjithmonë kam qenë një admirues i MLS-së. Siç e dini unë isha tek Lyoni dhe isha duke luajtur për gjashtë muaj, andaj jam i gatshëm. Në fund, trajneri do të vendos për gjërat tjera, por unë jam i gatshëm dhe do të shohim se çfarë dot ë ndodhë, por unë jam këtu për të fituar”, ka deklaruar Shaqiri në konferencë për media.

Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit. Kontrata e tij me Chicago Fire do të jetë deri në vitin 2024 dhe do të mbajë numrin 10-të në fanellë./albora.ch/

Marketing