Vladimir Putini hodhi një raketë me vlerë pesë milionë dollarë në Odesë, e cila dyshohet se shkatërroi vetëm tualetin publik në plazh, shkruan Daily Star .
Porti i Odesës në Detin e Zi luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme të Ukrainës dhe aktualisht është nën një bllokadë detare ruse. Qyteti është një objektiv kryesor strategjik për rusët dhe i është nënshtruar bombardimeve të rënda.
Shkatërrimi i tualetit publik u konfirmua në një deklaratë nga operativët në jug të Ukrainës.
– Një tjetër goditje me raketë me përdorimin e avionëve u ndje në rajonin e Odesës. Armiku shkatërroi tualetin në plazh me raketa ajrore. Nuk ka pasur humbje të tjera – thuhet në një komunikatë të shkurtër.
Shfrytëzuesit e mediave sociale shumë shpejt shkruajtën mendimin e tyre për incidentin dhe shumica u tallën me ushtrinë ruse.
#Russian cruise missile hit a chemical enterprise in #Odesa region #Ukraine. A large part of the plant is destroyed. No casualties. pic.twitter.com/z8Uce8FY2v
— KATAPULT Ukraine – КАТАПУЛЬТ Україна (@KatapultUkraine) May 21, 2022
Nikola Vorobjov, një gazetar ushtarak ukrainas, shkroi: ‘Një raketë balistike ruse me vlerë pesë milionë dollarë sapo ka goditur një tualet publik në një plazh në Odessa. A dini ndonjë investim tjetër më të mirë ushtarak?’
Foshnja tre muajshe ishte mes të paktën pesë personave të vrarë në sulmet e fundit me raketa në qytet. Të paktën tetë ukrainas u vranë dhe 18 u plagosën në sulmin e së shtunës, tha shefi i shtabit të presidentit Andriy Yermak në një postim në internet.
Odessa është porti më i madh dhe i vetëm me ujë të thellë në Ukrainë. Përafërsisht 70% e totalit të importeve dhe eksporteve të Ukrainës bëhen nga deti, dhe 65% realizohet përmes portit të Odessa.
Odessa është gjithashtu një nga pikat fillestare më të rëndësishme për drithërat ukrainas në tregjet ndërkombëtare./albora.ch
Foto: Pixabay