Ballkani e ka festuar me fitore kundër Gjilanit (2-0) titullin e kampionit në BKT Superligë.

Marketing

Stadiumi i Qytetit në Suharekë ishte arenë feste për portokallezinjtë, të cilët qysh javë më parë e kishin siguruar titullin e parë të kampionit në histori të klubit.

Ky është titulli i parë në histori të Ballkanit.

Golat e fitores në ndeshjen e fundit të edicionit për skuadrën e Ilir Dajës i shënuan Lumbardh Dellova, në minutën e 25-të dhe Ermal Krasniqi, në minutën e 40-të.

Në ceremoninë madhështore të titullit, trofeun kapitenit Edvin Kuç ia dorëzoi presidenti Agim Ademi, derisa medaljet për ekipin kampion i ndanë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryeshefi ekzekutiv i BKT-së, Suat Bakkal, anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku dhe kryetari i FC Ballkani, Arsim Kabashi.

Nga Superliga janë përshëndetur qysh më herët Feronikeli dhe Ulpiana, derisa vendin e tyre do ta zënë Trepça’89 dhe Ferizaj, raporton Telegrafi.

Marketing