Dy avionë bombardues amerikanë të llojit B-52 do të fluturojnë mbi shtetet e Ballkanit Perëndimor të hënën, më 22 gusht.

Marketing

Këto fluturime po kryhen për të treguar përkushtimin ndaj aleatëve të NATO-s, teksa janë rritur tensionet për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Dy fluturaket do të realizojnë fluturime të ulëta mbi ndërtesën e Qeverisë maqedonase në Shkup dhe mbi Sheshin Skenderbej në Tiranë të Shqipërisë.

Bombarduesit më pas do të fluturojnë mbi bregdetin e Malit e Zi dhe mbi Dubrovnik të Kroacisë.

“Qëllimi i këtyre fluturimeve është për të demonstruar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë që gjenden në Evropën Juglindore”, u tha në deklaratën e forcave ajrore amerikane në Evropë.

Avionët luftarakë B-52H Stratofortress janë avionë me rreze të gjatë veprimi dhe kanë aftësi që të bartin bomba dhe të kryejnë sulme me një seri armësh të inventarit të ushtrisë amerikane.

Aleatët e NATO-s po dërgojnë anije dhe avionë luftarakë për të forcuar krahun lindor të Aleancës në kundërpërgjigje ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Në qershor, forcat ajrore amerikane kishin dërguar dy avionë F-35 për të kryer fluturime mbi shtetet e Baltikut.

Marketing