Serbia asnjëherë nuk është rusifikuar si në dhjetë vitet e fundit, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një emision në Gradska RTV.

Marketing

“Rusia ishte faktori kryesor në fushatën kundër NATO-s, të cilën e udhëhoqën përmes mediave të pranishme në Serbi, duke insistuar në iniciativat që duhet të denoncojnë sulmin kriminal të NATO-s ndaj Serbisë. Serbia e shënonte një herë në vit ndërhyrjen e NATO-s, por që nga depërtimi i Rusisë në Ballkan e ka marrë Kosovën si argument kryesor, pra si instrument të pranisë së saj në Ballkan. Serbia po luan një lojë perfide rreth Kosovës dhe po e përdor atë për shkak të aspiratave të tjera në rajon – kryesisht në BeH dhe Mal të Zi. Në këtë mënyrë, i mundëson Rusisë që të ketë këmbën e saj në Ballkan, përmes Këshillit të Sigurimit. Megjithatë, po krijohen marrëdhënie të reja, të cilave ende u shihen vetëm shenjat. Duhet të kemi parasysh se Ballkani Perëndimor po manifeston në një farë mënyre interesa të ndryshme, duke shpresuar të mund negociohet me Rusinë, gjë që duket çdo ditë e më pak e mundur, sepse Rusia po hyn gjithnjë e më shumë në një skemë nga e cila nuk ka kthim”, tha Biserko.

Kur është fjala për Ballkanin e Hapur, Biserko thotë se ky projekt rajonal synon interesat serbe dhe shqiptare dhe mbulon “botën serbe”.

“(Edi) Rama dhe Vuçiqi kanë marrëdhënie shumë më të thella nga sa paraqitet. Ky projekt nuk ka asnjë shans, sidomos në kushte të tilla, në të cilat Shqipëria dhe Serbia nuk respektojnë vendet e tjera si të barabarta, veçanërisht Kosovën, e cila as që njihet nga Serbia. Kur Serbia flet për një zgjidhje kompromisi, ata nënkuptojnë ndarje,” tha Biserko, duke shtuar se Beogradi zyrtar “pret që Rusia të fitojë”.

Foto: Gradska TV

Marketing