Me 15 minuta diferencë, dy foshnje binjake hynë në histori pasi që kanë lindur në vite të ndryshme, njëri në vitin 2021 e tjetra në 2022. E ëma Fatima Madrigal nga Kalifornia lindi Alfredo Antonio Trujillon në ora 23:45, kurse 15 minuta më vonë, Aylin Yolanda Trujillo.

Marketing

Ajo iu tha medieve se ndihet shumë e lumtur, duke e quajtur të jashtëzakonshme që ani se janë binjakë kanë ditëlindje të ndryshme. Foshnja e gjinisë mashkullore peshon mbi 2 kg kurse ajo e gjinisë femërore afër 2 kg. Edhe mjekja e binjakëve Ana Abril Arias e quajti si rastin më të paharrueshëm të jetës së saj. “Ishte kënaqësi absolute të ndihmoja këta të vegjël të mbërrinin të sigurtë në jetë”, theksoi ajo.

Alfredo Antonio Trujillon dhe Aylin Yolanda Trujillo tani bashkohen me 3 vllëzer dhe motra më të mëdhenj, dy vajza dhe një djal. /albora.ch/

Marketing