Nga ora 15:00, sot zyrtarisht ka filluar regjistrimi për viza pune për Gjermani dhe do të zgjasë deri me 18 shkurt.

Marketing

Terminet mund të bëhen në faqet e ambasadave gjermane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas Rregullores për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimor.

Të gjithë të interesuarve u kërkohet të kenë kujdes që të mos bëni gabime, sepse këto regjistrime nuk njihen.

Nevojitet të regjistroheni vetëm një herë. Ndërsa të gjitha njoftimet nga ambasada për termine ose takime bëhen me shkrim.

Terminet caktohen me short në Ministrinë e Jashtme gjermane./albora.ch/

Marketing