Me të hyrë në vitin 2022 Austria e vuri në fuqi një ligj që lejon vetëvrasjen e asistuar për të rriturit që kanë një sëmundje të rëndë të përhershme.

Marketing

Vetëvrasja e asistuar do të kufizohet për të rriturit me sëmundje terminale ose ata me një gjendje dobësuese të përhershme, shkruan “Vatican News”, përcjell albora.ch.

Sipas ligjit fëmijët e mitur dhe personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor nuk mund të kenë akses në këtë opcion.

Ata që kërkojnë vetëvrasje do të duhet të konsultohen me dy mjekë për rastin e tyre.

Në varësi të gjendjes së tyre, pacientët duhet të presin nga dy deri në 12 javë për të reflektuar mbi vendimin e tyre përpara se të lejohen të përdorin barna vdekjeprurëse nga një farmaci.

Legjislacioni hyri në fuqi ditën e Vitit të Ri, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga peshkopët katolikë të Austrisë. /albora.ch/

Marketing