Të dhënat e Eurostat tregojnë se lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm, ku sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, Gjermania për 3 vjet u dha shqiptarëve rreth 30 mijë leje qëndrimi.

Marketing

Sipas Eurostat, të dhënat më të detajuara për shtetasit që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare, tregojnë se në 2019-2020, po ikin kryesisht si familje, teksa gati 40% e lejeve u dhanë për fëmijët nën 14 vjeç.

Vitet e fundit Gjermania, po tërheq shtetas nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe shqiptarë. Specialistë si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

Ndërkohë kujtojmë se numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë në fillim të viteve 2000.

Marketing