Një grua 46-vjeçare mësohet se ka qëlluar me armë bashkëshortin e saj.
Marketing

Përpjekjet për ta shpetuar burrin nga shërbimet emergjente qenë vonë, raporton 20 minuten, përcjellë albora.ch.
Ishte vetë burri ai që e raportoi rastin në policinë e Gjenevës, i cili tha se kishte pësuar një plagë me armë zjarri, raportojnë mediat atje.
Kur shërbimet emergjente mbërrijtën, ai ishte ende i vetëdijshëm.
Dyshohet se atë e qëlloi bashkëshortja e tij, e cila u arrestua nga policia.
Burri 31 vjecar u gjet 100 metra larg vendit ku ai jetonte.
Pavarësisht përpjekjeve ai nuk iu mbijetoi plagëve.
Ndërkohë, gruaja e tij mohon të ketë vrarë atë.
Për gratë, prezumimi i pafajësisë vlen deri në zbardhjen e plotë të rastit. /albora.ch/
Marketing![]()