Futbollisti i Kosovës Bernard Berisha, është bërë baba për herë të dytë.

Marketing

Berisha lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ai ka vendosur që djalit të tij t’ia vë emrin Ezan.

“Mirë se na erdhe në jetë Ezan Berisha. Mami, babi dhe diari të duam shumë”- ka shkruar Berisha.

Futbollisti kosovar aktualisht është anëtar i skuadrës ruse Akhmat Grozny.

Por, për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë dhe përjashtimit të klubeve ruse nga aktivitetet sportive ai nuk angazhohet për ekipin nga Rusia.

Marketing