Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord të shkëmbejnë të dhëna arkivore, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët, ka mësuar N1 në Bruksel. Informacioni do të jepet “me kërkesë” nga të dyja palët, jo automatikisht.

Marketing

Çështja e arkivave ishte një nga pengesat. Serbia posaçërisht insistoi në “hapjen e arkivave të UÇK-së”, ndërsa Prishtina pretendonte se nuk kishte arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiva të asaj periudhe.

Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, Serbia do të përdorë marrëveshjen aktuale për arkivat për të përcaktuar fatin e 568 personave të zhdukur në Kosovë, sepse Beogradi beson se do të mund të gjejë informacione për këtë në “arkivat e UÇK-së”.

Një raund i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka nisur mëngjesin e sotëm në Bruksel.

Deri më tani ka përfunduar një raund i takimeve dypalëshe të Miroslav Lajçakun nga të dyja palët. Bisedimet do të vazhdojnë pasdite në të njëjtin format, me takimin e delegacionit të Beogradit me Mirislav Lajçakun.

Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë ai pas largimit nga posti.

Ende nuk është e njohur se a do të ketë takim trilateral, por ai mund të mbahet në dritën e marrëveshjes së fundit për hapken e arkivave, shkruan N1./albora.ch

Marketing