Një infermier 51-vjeçar në Ancona të Italisë u arrestua nga policia, pasi dyshohet se u shtir sikur vaksinonte mohuesit e koronavirusit.
Marketing
I arrestuari, bashkë me disa kolegë të tjerë muajt e fundit kanë zbrazur shiringën, pa prekur gjilpërën në krahun e qytetarëve duke bërë sikur kanë vaksinuar qytetarët raporton Cronache Ancona, përcjellë albora.ch.
Infermieri akuzohet për ryshfet, me ndihmën e katër personave të tjerë, të cilët vepronin si ndërmjetësues. Policia e Ankonës sekuestroi një total 18 mijë euro.
Çdo qytetarë paguante deri në 400 euro për të siguruar pasaportën e gjelbër, pa u vaksinuar në të vërtetë. /albora.ch/
Marketing