Policia ka sekuestruar një sasi prej 947 kilogramë kokainë në Paraguaj ku kishte destinacion Evropën. Mësohet se kokaina ishte përgatitur për t’u transportuar me rrugë ujore në Evropë.

Marketing

Ngarkesa do të nisej nga porti Asuncion në Paraguaj dhe më pas do të lundronte me një varkë poshtë lumit Parana derisa të arrinte në Atlantik, raporton Lanacion, përcjellë albora.ch.

Gjatë operacionit të kryer nga Sekretariati Kombëtar Kundër Drogës në Paraguaji, Fernando Enrique Balbuena Acuña djali i ish-deputetit paraguaian Elvis Balbuena, u arrestua si përgjegjës për dërgesën e kokainës.

“Pas disa muajsh hetime, ishte e mundur të identifikohej një strukturë e drejtuar nga Fernando Enrique Balbuena Acuña nga Eusebio Ayala”, shprehet sekretari kundër drogës në një deklaratë.

Djali i ish-deputetit Paraguaian “ishte përgjegjës për grumbullimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha të kokainës përmes rrugës ujore Paraguaj-Parana dhe më pas në Evropë përtej Atlantikut”, shtuan burimet. /albora.ch/

Marketing