Armando Broja është futbollisti i momentit në Premier Leaguen angleze. Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, dy gjigantët e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit, kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit të Çelsit, i cili është huazuar në këtë sezon te Sauthemptoni, raporton msn, përcjellë albora.ch.

Marketing

Broja ka zhvilluar një sezon fantastik deri më tani, teksa ka mundur të shënojë 6 gola, në takimin e fundit të javës së kaluar në Premier përballë Totenhemit. Përpara transferimit te Sauthemptoni në formë huazimi, Broja firmosi një kontratë të re 5-vjeçare me Çelsin, që e sheh të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Por, veç Bajernit dhe Dortmundit që po e ndjekin në distancë sulmuesin kuqezi, e ardhmja e tij mund të jetë në Premier tek Arsenali./albora.ch/.

Marketing