Mesfushori i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi pritet të largohet nga skuadra e Levantes gjatë këtij muaji.
“Superdeporte” ka shkruar se Bardhi tashmë ka mbajtur një takim me drejtuesit e klubit spanjoll për të ardhmen e tij dhe ka marrë vendim që të largohet. Klubi e ka pranuar kërkesën e Bardhit dhe do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat që do të vijnë për mesfushorin deri në fund të afatit kalimtar të janarit.
Bardhi është lojtari më i vlefshëm te Levante dhe me shitjen e tij, klubi do ta përmirësojë edhe më shumë gjendjen financiare.
Për kartonin e Bardhit, Levante do të kërkojë të paktën 15 milionë euro. 26-vjeçari ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit edhe për dy vite tjera.
Ai iu bashkua Levantes në vitin 2017 nga Ujpesti i Hungarisë ndërsa këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 14 ndeshje kampionale. /albora.ch/