Samuel Umtitit i ka bërë mirë huazimi në Serie A te skuadra e Lecces.

Marketing

Qendërmbrojtësi francez ka rikthyer shkëlqimin e tij pas disa viteve të errëta te Barcelona dhe po luan mjaftë mirë në Serie A.

Lecce e ka huazimin e thjeshtë të francezit pa të drejtë blerje dhe Barcelona po synon ta shes yllin francez në verë.

Calciomercato ka raportuar se Barcelona tanimë i ka ofruar shërbimet e Umtiti dy gjigantëve italianë Romës dhe Interit ku të dyja skuadrat janë duke kërkuar qendërmbrojtës për sezonin e ri.

29-vjeçari është i gatshëm të mbetet në Serie A, një kampionat ku është përshtatur mjaftë mirë dhe po shkëlqen tanimë.

Gjithsesi si Roma ashtu edhe Interi po e shikojnë mundësinë për të nënshkruar me francezin dhe pritet të jetë një garë interesante.

Barcelona nga ana tjetër është gati ta lë të lirë të largohet Umtitin për një shumë simbolike vetëm që të heqin barrën nga paga e tij e lartë.

Marketing