Një balenë e rrallë e gjatë prej 12 metrash në një formë ka arritur që t’i ‘falënderojë’ një grup zhytësish spanjollë që e shpëtuan atë nga një rrjet lëvizëse që i ishte ngjitur në trup.

Marketing

Balena ishte pikasur nga një anije tre milje larg bregut lindor të Mallorca në ishujt Balearik, ku shikimi i balenave të tilla është i rrallë, pasi është raportuar vetëm dy herë më parë, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Biologja detare, Gigi Torras, e cila ishte pjesë e grupit të shpëtimit, tha se gjesti i balenës u dallua si dhurata “më e mirë ndonjëherë” për ditëlindjen për të.

“Ishte si jashtë kësaj bote, ishte e pabesueshme, thjesht e pabesueshme”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters të martën.

Shpëtimi i suksesshëm u zhvillua më 20 maj.

Zyrtarët thanë se kishin pikasur balenën të bllokuar plotësisht brenda një rrjete të kuqe, në atë masë sa që gjitari nuk mund ta hapte as gojën.

Pasi mësoi për balenën e bllokuar, stafi nga Akuariumi i Palma de Mallorca shpëtoi balenën.

Marketing