Gareth Bale ka rënë dakord t’i bashkohet skuadrës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Los Angeles FC në një kontratë fillestare njëvjeçare, raporton The Athletic.

Marketing

Ai ka një opsion për të zgjatur qëndrimin e tij në Kaliforni për 18 muaj të tjerë dhe do t’i bashkohet ish-kapitenit të Italisë, Giorgio Chiellini në klub.

Ylli i Uellsit, 32 vjeç, ka qenë pa klub që kur i skadoi kontrata me Real Madrid këtë verë.

Ai largohet me një rekord prej 106 golash në 256 paraqitje, pasi ka fituar tre tituj të La Ligës, një Copa del Rey dhe pesë Liga të Kampionëve.

Bale shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014 teksa siguruan ‘La Decima’ – Kupën e tyre të 10-të Evropiane.

Megjithatë, përpara rikthimit të Uellsit në Kupën e Botës pas 64 vitesh këtë verë, ai ka zgjedhur të bashkohet me LAFC në MLS.

Kuptohet se Bale kishte shumë klube që konkurronin për shërbimet e tij.

Sezonin e kaluar, LAFC përfundoi i 9-ti në Konferencën Perëndimore, duke përfunduar jashtë play-off-it.

Megjithatë, skuadra e Steve Cherundolo është forcuar këtë verë duke nënshkruar edhe Chiellini , i cili bashkohet pas skadimit të kontratës së tij në Juventus.

Marketing