
Nedim Bajrami nuk do të jetë më pjesë e Empolit.

Pas pothuasje 4 sezonesh, mesfushori shqiptar largohet nga klubi toskanez.
Destinacioni i tij i ri është Emiglia-Romagna. Bajrami do të transferohet drejt skuadrës së Sassuolos.
23-vjeçari do të kryej testet mjekësore ditën e martë dhe pas kësaj, do të vihet nën urdhrat e trajnerit Alessio Dionisi.
Lajmi për transferimin e lojtarit kuqezi drejt Sassuolos, u zbulua nga gazeta Sport Ekspres, e cila konfirmon zyrtarizimin për këtë lëvizje.
Sassuolo pritet të paguajë rreth 8 milionë euro në arkat e klubit të Empolit, për të marrë shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare.
Me fanellën e Empolit në Seria A, Bajrami ka zhvilluar 54 paraqitje, duke realizuar 7 gola, ndërkohë që ka dhuruar edhe 7 asiste.
Përforcimi i skuadrës me mesfushorin fantazist nga Tetova, mund të ndihmojë Sassuolos në këtë pjesë të mbetur të sezonit dhe për sezonet e ardhshme, ndërkohë që po kalon një moment të vështirë këtë sezon në kampionatin italian