Temperaturat në Australia arriten në 50.7 gradë Celsius, duke shënuar kështu temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në qytetin perëndimor Onslow.

Marketing

Përpara ditës së sotme, kjo temperaturë (50 gradë Celsius) ishte arritur vetëm tre herë, duke përfshirë ditët e njëpasnjëshme, në fillim të vitit 1960.

Sipas të dhënave të Byrosë së Meteorologjisë, temperatura 50.7 gradë Celsius që ishte regjistruar më 2 janar të vitit 1960 mbeti temperatura rekorde Australisë për 61 vjet, pasuar nga dita e nesërme e cila kishte temperatura gati kaq përvëluese (50.3 gradë Celsius).

Gjatë të enjtes, Onslow iu bashkuan edhe dy vendeve të tjera të Australisë Perëndimore  që kanë arritur temperaturën 50 gradë Celsius. Një nga këto tri vende, Mardie, kishte thyer rekordin e temperaturave edhe më 19 shkurt të vitit 1998 – një nga katër ditët kur në Australi ishte arritur temperature mbi 50 gradë Celsius.

Këto temperatura ekstreme erdhën pas një vale të nxehtë që e ka kapluar Australinë veri-perëndimore ditët e fundit. /albora.ch/

Marketing