Një 43-vjeçar Kosovar, prej vitesh vizitonte një anëtar të një manastiri të Zugut, ku i sajonte gënjeshtra dhe shfrytëzoi besimin e priftit 85-vjeçar, pasi në këtë mënyrë pa pushim ai i jepte para atij. Herë për një operacion, herë për shkollimin e së bijës, herë për të blerë ushqime. Vite më vonë u bë e qartë se të gjitha këto ishin histori gënjeshtrash, shkruan zentralplus.ch, transmeton albora.ch.

Marketing

Kleriku i dha para 27 herë gjatë viteve – derisa më në fund u mblodh një shumë prej më shumë se 100,000 frangash.

Kosovari dinte saktësisht se si të manipulonte dhe të bënte presion ndaj priftit që ai të bënte pagesa të mëtejshme si rezultat i natyrës së tij të mirë dhe gatishmërisë për të ndihmuar”, shkruan prokurori publik i Zugut në një urdhër penal që së fundmi ka marrë formë të prerë, transmeton tutje albora.ch.

Zyra e prokurorit publik e konsideron gjobën prej 180 tarifash ditore të përshtatshme për mashtrim. Meqenëse burri nuk ka as të ardhura të mjaftueshme, as kursime dhe as vendbanim të përhershëm në Zvicër, kjo gjithsesi nuk mund të realizohej.

Prandaj mekaniku kosovar dënohet me 180 ditë burg me kusht.Megjithatë, ai tashmë ka kompensuar 69 ditë me paraburgim./albora.ch/

Marketing